Publikime

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, pranë Kolegjit Universitar Bedër organizuan për herë të
pare Konferencën Ndërkombëtare në Inovacion, Teknologji dhe Biznes, ICIBT 2022 organizuar
me 10 Qershor 2022. Konferenca u organizua në partneritet me Universitetin e Ekonomisë dhe
Shkencave Humane të Varshavës në Poloni,Universitetin Epoka, Kolegjin AAB në Kosovë,
Universitetin Mesdhetar të Tiranës dheUniversitetin e Korcës.Konferenca dëshmoi të ishte një
event akademik organizuar për herë të parë në formatin e tij dhe që tërhoqi vëmendjen e shumë
akademikëve dhe ekspertëve nga institucionet e arsimit të lartë, sektori publik dhe privat.
Në konferencë morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, nga 6 shtete të ndryshme dhe përtej
kontinentit europian, të përfaqësuar me 60 punime.Punimet e Konferences u botuan në ICIBT
2022 Proceedings Book dhe në edicionin e veçantë të EJTB. EJTB është një organ ,revistë
ndërkombëtare blind peer review me ISSN online, organ i Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit
që botohet dy herë në vit.Aktivitetet e Fakultetit të teknologjisë dhe Biznesit do vazhdojnë këtë
vit me simpoziumin "Emerging Trends in Technology and Business"dhe edicionin e qershorit te
revistes EJTB.
Bashkengjitur me hyperlink dokumentet perkatese