HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimit të formularit A1Z në datat 09-10 Korrik 2024, në orarin 08:00-16:00.

Aplikimi bëhet nëpërmjet portalit e-albania, pranë gjimnazeve ku ish-maturantët kanë kryer studimet.

Kjo është mundësia e fundit për plotësimin e formularit A1Z për të gjithë ish-maturantët, që dëshirojnë të regjistrohen në universitet, por s’kanë aplikuar ende.