Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë

Në kuadër të bashkëpunimit në projektin e Mobilitetit Erasmus+ të Kolegjit Universitar Bedër me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara të “Lavoslav Ružička” në Vukovar (VEVU), Kroaci, është hapur thirrja për aplikime për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë, në periudhën Prill 2024. 

 

Kuotat për këtë thirrje janë si më poshtë:

Aktiviteti 1 –- Teaching Mobility – 1 kuotë gjatë periudhës Pranverë 2024 (5 ditë)

Afati i fundit për të aplikuar është data 21 Dhjetor, 2023.

 

Kriteret e aplikimit:

1. Aplikanti duhet të jetë anëtar/e i stafit akademik në Kolegjin Universitar “Bedër”, full-time/part-time.

 

Dokumentat e aplikimit:

- Formulari Erasmus+ Mobility STA Work Plan.

 

Shënim: Formulari i aplikimit i plotësuar dhe i printuar do të dorëzohet pranë Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe do dërgohet elektronikisht në adresën: iro@beder.edu.al.